Nigeri, nga epidemia e meningjitit 269 të vdekur

Në Nigeri, si pasojë e epidemisë së meningjitit, jetën e kanë humbur 269 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Nigeri, njoftoi që sëmundja e meningjit e cila është përhapur në vend ka shkaktuar vdekjen e shumë personave.

“Në 15 shtetet e Nigerisë, në disa javë të fundit 1.828 persona janë infektuar me sëmundjen menengjit ku 269 prej tyre humbën jetën”, thuhet në deklaratën e qendrës.

Në deklaratë gjithashtu u kërkua nga qytetarët që në kuadër të epidemisë të shkojnë në spitale dhe të kontrollohen.

Meningjiti, në vitin 2015 shkaktoi vdekjen e 131 personave, ndërsa në vitin 2016 në vend humbën jetën 33 persona.

Sëmundja fillon nga truri dhe përhapet në të gjithë trupin. Transmetohet nga ajri dhe shkakton lëndime të ndryshme dhe vdekje.

Autoritetet theksojnë se nga sëmundja mund të mbrohet me vaksinim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button