Në Tetovë janë sanksionuar shoferë pa patent shoferi të vlefshëm dhe automjete të paregjistruara

Policia zbuloi 12 automjete të paregjistruara, 10 shoferë pa patent shoferi të vlefshme dhe katër shoferë fillestarë gjatë aktiviteteve të djeshme kontrolluese parandaluese në Tetovë dhe Gostivarë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski.

Theksoi se këto numra pothuajse çdo dit përsëriten në rajonin e Pollogut, ndërsa trendi i rritjes së këtij lloji të kundërvajtjeve të komunikacionit është në rritje të vazhdueshme nga viti i kaluar.

Sipas dispozitave ligjore që e rregullojnë këtë fushë gjoba për vozitje pa patnet shoferi arrin 300 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për automjete të pa regjistruara prej 100 deri 500 euro në kundërvlerë denari. Krahas kësaj gjobë prej 400 eurove është paraparë për secilin i cili do t’ia jep automjetin personit i cili nuk din ose nuk ka patent shoferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button