Zyrtari i lartë amerikan i shqetësuar nga iniciativa për formimin e Ushtrisë

Ministri Haki Demolli priti zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Hoyt  Brian Yee. Zyrtari i lartë amerikan ka shprehur shqetësimin e për iniciativën për formimin Ushtrisë së Kosovës përmes Ligjit, shkruan Lajmi.net, përcjell Portalb.mk.
Në këtë takim, ministri Demolli e falënderoi zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për ndihmën që SHBA-të po japin për FSK-në. Ai gjithashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin e dy shteteve dhe në veçanti  Partneritetin e Bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

“Ministri Demolli e njoftoi Yee edhe me bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar, pjesëmarrjen e FSK-së në shumë trajnime me karakter rajonal, si dhe sukseset e arritura në garat ndërkombëtare. Gjithashtu ministri Haki Demolli, zotin Yee e njoftoi edhe për bashkëpunimin me DIRI-in në procesin e planifikimit të transformimit të FSK-së, si edhe me ecurinë e zhvillimit të procedurave për  projektligjin për zgjerimin e misionit të FSK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button