EUFOR i gatshëm të intervenojë nëse vjen deri në përleshje

Forcat paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (EUFOR) në BeH i kanë paralajmëruar liderët vendas se janë të gatshëm që në afat të shkurtër të intervenojnë nëse vjen deri në përleshje në BeH, transmeton portali i Sarajevës Kliks.

“Shumë gjëra janë arritur, por shumë edhe mund të humben”, deklaroi komandanti i EUFOR-it në BeH, gjeneral-majori Anton Valdner.

EUFOR në BeH ka të sistemuar 800 ushtarë.

Valdner theksoi se liderët politikë e kanë çelësin më të fuqishëm në duart e tyre, dhe se EUFOR-i akoma e ka të drejtën që në periudhë shumë të shkurtër ta rrisë numrin e ushtarëve në hapësirat e BeH-së.

“Nuk do të përmbahem që t’i ftoj forcat rezerviste nëse kjo nevojitet”, theksoi Valdner.

Shefi i ri i operacioneve të EUFOR-it, gjenerali Xhejms Eduard deklaroi se ekziston lojë me ndikim të jashtëm në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor dhe se në rastin e BeH-së, këto lojëra mund të ndikojnë në progresin e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button