Tillerson do të kërkojë nga NATO që të rrisë presionin ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s do të diskutojë për nevojë që aleanca t’i bëjë presion Rusisë mbi “agresionin ndaj fqinjëve” dhe që të përmbushë obligimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Kështu ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit, teksa ka komentuar përmes telefonit me gazetarët, vetëm disa ditë përpara se Tillerson të marrë pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel.

Në takimin e 31 marsit, Tillerson do të “konsultohet me aleatët për përkushtimet tona të përbashkëta për të përmirësuar situatën e sigurisë në lindje të Ukrainës dhe nevojën që NATO të vazhdojë t’i bëjë presion Rusisë për t’i dhënë fund agresionit ndaj fqinjëve, dhe të respektojë marrëveshjen e Minskut”, ka thënë ky zyrtar që ka folur në kushte anonimiteti.

Tillerson kishte planifikuar që të mos marrë pjesë në takimin e NATO-s, që fillimisht ishte paraparë të mbahej më 5-6 prill. Por më pas ky takim u planifikua që të mbahet më 31 mars.

Gjatë fushatës zgjedhore më 2016, Donald Trump e kishte përshkruar NATO-n si organizatë të “vjetruar”. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë anëtarët e aleancës të paguajnë pjesën e tyre për shpenzimet e mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button