VMRO DPMNE propozoi “udhërrëfyes” për marrëveshje mbipartiake për zgjidhjen e krizës
Të arrihet marrëveshje mbipartiake për çdo zgjidhje të ardhshme të dallimeve të brendshme vetëm në suazat e institucioneve, pa involvi nga faktorë të huaj, kërkoi sot VMRO DPMNE. Duke elaboruar propozimin, anëtari i Komitetit Ekzekutiv dhe deputeti Antonio Miloshoski, kërkoi bashkim të brendshëm dhe refuzim bindës të të gjitha përpjekjeve për revidimin e Marrëveshjes së Ohrit, transmeton Meta.mk.
Miloshoski në konferencën theksoi se për dalje nga kriza nevojitet dialog i domosdoshëm “vetëm nga përfaqësuesit e zgjedhur në zgjedhjet e kaluara në suazat e Kuvendit të RM-së”, ku do të emëroheshin “emërues të përbashkët për pozicionet lidhur me çështjet që i propozon VMRO DPMNE”. Miloshoski porositi se nevojitet të gjithë aktorët relevant politik të bashkohen dhe të arrijnë marrëveshje për pesë teza:
- Të pajtohemi nëse rëndësia e praktikës “fituesi me fituesin” është faktor stabiliteti në vend
- A janë të pranuara agjendat e huaja në çështjet e brendshme politike
- Gjatë konstituimit të Kuvendit, tani dhe në të ardhmen, pozita kryetar parlamenti logjikisht do t’i takonte koalicioni apo partisë politike që ka fituar në zgjedhje apo duhet të jetë lëndë e mbi- votimit?
- A pajtohen të gjithë aktorët politik me mbajtjen e modelit multi- kulturor të shoqërisë maqedonas me promovim të barabartë të gjitha komuniteteve apo mbështetet ndryshimi i këtij modeli në binacional, në llogari të komuniteteve pakicë?
- A është për momentin prioriteti kryesor stabilizimi i shtetit, institucioneve, ekonomisë dhe reformave evropiane për euro- integrime si fuqi e bashkuar për të gjithë qytetarët apo të gjithë këto prioritete duhet të ndërrohen me ridefinim të raporteve mes komuniteteve dhe rregullimin e R. së Maqedonisë?