Shtyhet seanca për rastin “Spiuni”
Përsëri është shtyrë procesi kundër pesë personave të akuzuar në rastin “Spiuni”. I akuzuari Marjan Efremov nuk është liruar nga Burgu i Idrizovës, për të cilën arsye gjykatësi i lëndës vendosi të shtyjë seancën për 18 maj, njofton Portalb.mk.
Gjykimi filloi që nga fillimi që kur Gjyqi i Apelit ndryshoi pjesë të dënimit, kurse për pesë të akuzuarit solli vendim për gjykim që prej fillimi.
I pandehuri Marjan Efremov, në vend të dënimit të tij fillestar prej 15 vjetëve, ai vuan dënimin në kohëzgjatje prej 10 vite e gjysmë. Rastin e përfaqëson Prokuroria Speciale Publike.