Muhiq: Votimi i shqiptarëve për LSDM-në, tregon rritje të vetëdijësimit

“Numri i shqiptarëve të cilët votuan për parti të bllokut maqedonas, është tregues për proces integrues, dhe jo për destruktiv”, tha deputeti i LSDM-së, Ferid Muhiq, pasi në foltore i tregoi numrat se si për LSDM-në kanë votuar përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se nuk është e mundur që VMRO-DPMNE-ja ta dojë popullin më shumë nga të gjithë të tjerët, pasi që sipas tij, shqiptarët dhe maqedonasit kanë votuar për parti maqedonase dhe ajo, siç theksoi ai tregon për rritje të vetëdijshmërisë.

Muhiq porositi që sa më shpejtë të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button