Basha: Qeverisemi nga një kryeministër njësh me krimin

Basha u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të luftojnë për votë të lirë e të ndershme

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi sot nga çadra e protestës se “beteja për zgjedhje të lira e të ndershme i bashkon shqiptarët kudo ku jetojnë”.

“Shqipëria qeveriset nga një kryeministër i bërë njësh me krimin e organizuar. Jemi të vendosur ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani. Nga fitorja e kësaj beteje fitojnë të gjithë shqiptarët. Kjo është një betejë për dinjitetin e kombit shqiptar”, tha Basha.

Më tej në fjalën e tij mes të mbështetësve, disa miqve të veçantë nga Presheva dhe aleatëve të Aleancës Kuqezi, Basha u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të luftojnë për votë të lirë e të ndershme.

“Politikanë të korruptuar mbajnë të kyçur të sotmen dhe të nesërmen. Aleanca dhe koalicioni ynë nuk synon zhbërjen e kufijve por të mos kemi më as barriera as pengesa por bashkimin e shqiptarëve në standarde evropiane në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot dua t’i them Edi Ramës dhe mercenarëve të tij që paguhen me paratë e drogës së mafias shqiptare, që lehin kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme, që do e çlirojmë Shqipërinë nga kjo dinamikë”, u shpreh Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button