Liderët e BE-së në Romë e nënshkruan deklaratën e Romës

Krerët e qeverive dhe vendeve të BE-së në një ceremoni festive nënshkruan deklaratën e përbashkët me rastin e 60-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjeve të Romës, për një të ardhme të përbashkët në unionin evropian.

Liderët e 27 vendeve anëtare nënshkruan deklaratën e re të Romës, gjashtë dekada pas nënshkrimit të marrëveshjes së Romës, me të cilën ishin hedhur themelet e BE-së të sotëm.

Në këtë ngjarje nuk mori pjesë Britania e Madhe, e cila tashmë ka vendosur të mos jetë pjesë e BE-së.

Sipas DW, edhe presidenti Tramp e uroi Bashkimin Europian në 60-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Romës. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë theksohet angazhimi i përbashkët për “liri, demokraci dhe shtetin ligjor.”

Vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Europian, hedh hije mbi këto festime, por kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk pret largime të tjera nga unioni. Merkel thotë, se Brekzit nuk do të imitohet nga të tjerë.

“Vende të caktuara sigurisht kanë përfytyrime të ndryshme, se si duhet të formësojmë të ardhmen, por në përgjithësi rruga është e qartë: Më shumë bashkëpunim në politikën e mbrojtjes, mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, luftimin e terrorizmit islamist dhe bashkëpunim për gjithçka na bën të suksesshëm për sigurimin e vendeve të punës për fëmijët dhe nipërit e mbesat tona”, tha Merkel për gazetën “Passuer Neuer Presse” dhe “Donaukurier”.

As presidentja lituaneze,Dalia Grybauskaite nuk i trembet shpërbërjes së mëtejshme të BE-së.

“Ka 60 vjet që Europa, megjithë vështirësitë, me të cilat është konfrontuar, ka qenë në gjendje të gjejë kompromise e zgjidhje për t’i kaluar vështirësitë”, tha ajo për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Bregzit nuk do të ketë ndikime substanciale në BE, tha ajo.

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker deklaroi se festimi, siç është 60 vjetori i nënshkrimi të Marrëveshje së Romës pa pjesëmarrjen e Britranisë së Madhe është një “moment shumë trishtues”.

Ai shtoi se Bregziti është tragjedi për 27 anëtaret e tjera të Unionit.

Me deklaratën përcaktohen drejtimet kryesore të debatit për të ardhmen e BE-së. Debati duhet të përfundojë deri në fund të vitit dhe mbi bazë të rezultateve të fillojë përcaktimi i politikave që do të karakterizojnë zhvillimin e Unionit në dhjetë vitet e fundit.

Ceremoninë e hapi kryeministri italian Paolo Xhentiloni në rolin e mikpritësit, ndërsa liderët u përshëndetën nga kryetarja e Bashkisë së Romës, Virxhinia Raxhi.

Xhentiloni deklaroi se liderët e BE-së duhet që ta meritojnë përkrahjen e qytetarëve, duke iu kundërpërgjigjur rritjes së nacionalizmit në kontinentin evropian me krijimin e vendeve të reja të punës dhe eliminimin e pabarazisë sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button