Merkel: Evropa duhet të gjejë zgjidhje të përbashkët për krizën e refugjatëve

Evropa duhet të gjejë zgjidhje të përbashkët për krizën e refugjatëve, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në intervistë për televizionin italian, të publikuar mbrëmë, njofton DPA.

“Në bashkësinë, e mbështetur në parimin e solidaritetit çdo vend duhet të kontribuojë sipas mundësive”, tha Merkel.

Sipas saj gjatë dy viteve të kaluara është arritur përparim i madh, por edhe shumë gjëra duhet të përfundohen.

Ajo foli edhe për Papa Françeskon, me ç’rast e vlerësoi si tejet inspiruese deklaratën e tij të djeshme.

Ai dje u takua me liderët e 27 vendeve-anëtare të Unionit para samitit të sotëm në Romë kushtuar 60-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Romës.

“Kur i hapëm kufijtë e brendshëm, ne nuk menduam për përforcim të kufijve të jashtëm. Kur vendosëm valutë të vetme nuk ishim të përgatitur për krizën. Por për momentin po e bëjmë gjithë atë përmes unionit bankar dhe mekanizmave stabilizues. Më e rëndësishme është që e gjithë ajo të bëhet në atmosferë të solidaritetit”, tha Merkel.

“Duhet t’i garantojmë kushtet që njerëzit të mos ikin nga vendet e tyre, t’i zgjidhim krizat, si ajo në Siri dhe këtë ta bëjmë së bashku”, shtoi Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button