KRSKRR: Vitin e kaluar në Maqedoni 35 këmbësorë e kanë humbur jetën

Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016, 35 këmbësorë e kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni, ndërsa 871 persona këmbësorë janë lënduar në aksidente komunikacioni. Nga këmbësorët që kanë humbur jetën, një person është 14 vjeç, tre persona janë në moshë prej 25-40 vjet, 14 persona në moshë prej 41-64 persona dhe 17 persona në moshën mbi 65 vjet, tregojnë të dhënat e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë.

Sipas të dhënave të KRSKRR, këmbësorët pësojnë në aksidente rrugore për shkak se te ata mungon ndjenja e vetëdijes se edhe ata janë pjesëmarrës në komunikacion dhe se për ato vlejnë rregullat dhe dispozitat  e komunikacionit si për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Pastaj zakonet e këqija dhe kultura e ulët e trafikut është faktor i rëndësishëm prej të cilit varet siguria e këmbësorëve në komunikacion, por me rëndësi është edhe ajo se këmbësorët më pak i njohin rregullat e komunikacionit dhe dispozitat, më pak janë kontrolluar dhe më pak janë sanksionuar si pjesëmarrës në komunikacion.

Nga KRSKRR përkujtojnë rregullat dhe dispozitat më të rëndësishme të cilat duhet shoferët gjithmonë t’i praktikojnë, gjegjësisht se shoferi është i obliguar t’u kushtojë kujdes të posaçëm këmbësorëve të cilët gjenden në rrugë ose të cilët kanë filluar të ecin drejtë rrugës, kur kalojnë nga vendkalimi i shënuar për këmbësorë, shoferi është i obliguar të drejtojë me automjetin dhe të ngasë me shpejtësi të tillë që mundëson në rast të nevojës ta ndaloj automjetin para vendkalimit për këmbësorë, shoferi është i obliguar gjithmonë t’u japë përparësi këmbësorëve të cilët ecin në vendkalimin për këmbësorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button