Spasovski: Pranuam për kryetarin e ri të Komisionit me qëllim që Maqedonia të ecë përpara (VIDEO)
Sor në një prononcim për media, Oliver Spasovski nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë bëri të ditur se kanë pranuar që për kryetar të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të jetë Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE -së me qëllim që të zhbllokohet procesi dhe Maqedonia të ecë përpara, njofton Portalb.mk.
“Ka përfunduar mbledhja koordinuese dhe dua të njoftoj se është formuar përbërja e Komisionit dhe për kryetar është zgjedhur Ilija Dimovski. E pranuam kërkesën e palogjikshme e VMRO-DPMNE-së me qëllim të Maqedonia të ecë përpara, të zhvillohen proceset, të funksionojnë institucionet që të mos pësojnë qytetarët dhe legjislativi dhe të vihet në funksion konstituimi i Parlamentit”, tha Oliver Spasovski
Se çfarë mund të pritet pas formimit të Komisionit, Oliver Spavoski u shpreh se “sot do të dorëzojmë propozimin për thirrje të seancës parlamentare dhe diku nga e hëna do të duhet të vazhdojë seanca konstituive”, tha Spasovski.
Perseri keta te vmro do ti mashtrojen Shqiptaret! Pasi qe te votohet ne kuvend komisioni , ata nuk do ta votojne kryetarin e kuvendit…