Janë lënduar rëndë një çiklist dhe një këmbësor në Shkup

Një çiklist dhe një këmbësor janë lënduar rëndë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë kaluar me lëndime më të lehta në gjashtë nga gjithsej dhjetë fatkeqësi të regjistruara komunikacioni në rajonin e Shkupit. Në katër fatkeqësi është evidentuar vetëm dëm material, informojnë nga SPB Shkup.

Policia rrugore sanksionoi 17 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 15 vozitës me patent shoferi të skaduar apo pa të, 11 nuk kanë përdorur rripin e sigurimit apo kanë folur në celular, si dhe 43 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 50 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button