Grubi në Rubikon: Maqedonia pëson nga ndikimet ndërkombëtare

Maqedonia po pëson nga gjitha ndikimet ndërkombëtare që po i bëhen Ballkanit së fundmi.

Kështu u shpreh Artan Grubi në Rubikon të KTV-së ku po debatohet mbi Maqedoninë dhe statusin e shqiptarëve atje.

Grupi thekson rolin e rëndësishëm të BDI-së në qeverinë maqedonase duke e vlerësuar si fitues në të gjitha zgjedhjet.

“BDI është fituesi absolut i zgjedhjeve të vitit 2016 në Maqedoni. I gjitha zgjedhjeve parlamentare, te gjitha zgjedhjeve lokale dhe nëse kemi humbur në numra, kemi fituar në rëndësi”, ka thënë Grubi.

Sipas tij, BDI mbetet faktori më i rëndësishëm pa të cilin s’bën qeveria maqedonase.

E për deklaratën e përbashkët shqiptare, Grubi bën të ditur që është dokument i financuar nga BE dhe i mbështetur nga OSBE.

“Është rezultat i BE dhe këtë ja kemi thënë edhe mbrëmë në takim Hahn”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button