Ricaktohet për nesër koordinimi për Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Vazhdimi i takimit koordinues të përfaqësuesve të grupeve parlamentare për vërtetimin e propozimit për përbërjen e Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, që është dashur të vazhdojë sot pasdite në orën 15:30, është ricaktuar për nesër në orën 11.

Shkak për anulimin, sipas pjesëmarrësve në koordinim, është ajo që nuk ka spostim në qëndrimet. Debati i sotëm ka zgjatur rreth dytë orë, pas së cilës është kërkuar pushim. Ka pasuar propozime që takimi të vazhdojë sonte më vonë, por disa nga pjesëmarrësit nuk janë dakorduar.

Paraprakisht në koordinimin e sotëm që filloi rreth mesditës, nuk ishte arritur progres mes përfaqësuesve, që duhet të arrijnë marrëveshje për kryetar të Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

 

Në koordinimin e djeshëm përfaqësuesit e grupeve parlamentare e kanë kontraktuar numrin e anëtarëve, me të cilët do të përfaqësohen në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Konform marrëvshjes, VMRO-DPME do të ketë gjashtë anëtarë, LSDM-ja pesë, BDI-ja dhe BESA të përfaqësohen me nga një anëtar.

Vërtetimi i propozimit për përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për caktim të vazhdimit të Seancës konstitutive kuvendore

Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zgjedhet në seancë konstituive të Parlamentit me propozim të të paktën 10 deputetëve, ndërsa përbërja e saj duhet të sigurojë përfaqësim adekuat të deputetëve nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend. Ky Komision ose të paktën 20 deputetë mund të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa propozues mund të jetë edhe ndonjë deputet.

Seanca konstituive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre duke pasur parasysh se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button