Maqedonia e shënon Ditën botërore të ujërave

Me disa aktivitete sot në Maqedoni do të shënohet Dita botërore e ujërave, 22 Marsi.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) organizon konferencë me temë “Ujërat dhe ujërat ndotëse”, Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) parasheh zhytje atraktive në ujërat e liqenit të Matkës nga ana e anëtarëve të Shoqatës “Vrello” dhe matje hidrometrike të lumit Treska, ndërsa Instituti për Shëndet Publike të RM-së paralajmëron Panair të ujit para Shtëpisë të ARM-së.

Në konferencën “Uji dhe ujërat e zeza” fjalim do ta kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit, Hapësinor Bashkim Ameti, kreu i Departamentit për Punë Operative në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Mauro Di Veroli dhe kryetari i Komisionit Rregullatorë për Energjetikë të RM-së, Dimitar Petrov.

Objektivat kryesore në këtë ngjarje janë rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e përdorimit të qëndrueshëm të ujit si një burim i çmuar, reduktimi i përdorimit dhe ripërdorimi i ujërave të zeza, si dhe përmirësimi i ciklit të jetës së ujit për të gjitha krijesat e gjalla.

Konferenca organizohet në kuadër të një reforme gjithëpërfshirëse në sektorin e ujërave që do të zbatohet në vitet e ardhshme në vend. Agjenda e kësaj konference parasheh një panel diskutim dhe fjalime motivuese “H2O Pse kujdesemi” nga Daniell Kajmakovski dhe Agnesa Çavolli.

Matjet hidrometeorologjike në Treskë, që i organizon DPHM me rastin e Ditës botërore të ujërave 22 Marsit, por edhe me rastin e Ditës botërore meteorologjike, 23 Marsit, do të bëhen në stacionin hidrometeorologjik Shën Maria.

Në suaza të Panairit të Ujit në qendrën e Shkupit, qytetarët do të marrin material promovues me informacione për rëndësinë dhe ndikimin në sigurinë e ujit për pije ndaj shëndetit të popullsisë dhe parandalimin e sëmundjeve. Sipas Institutit për Shëndet Publik, të qasshme do të jenë edhe përgjigjet nga anketa e www.iph për atë sa dhe prej nga më shpesh janë informacionet për lidhjen e ujit me shëndetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button