Zaev: Ivanovi është i detyruar që ta respektojë votën e 700 mijë qytetarëve

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate, Zoran Zaev në një intervisë për gazetën kroate “Vecernji list” ka thënë se pret që sa më shpjetë të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit i cili do t’i tregojë kryetarit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanovit se në pajtim me Kushtetutën ai është i detyruar që menjëherë ta jep mandatin për formimin e Qeverisë së re, njofton Portalb.mk.

“Pres që sa më shpejtë të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe t’i tregojë kryetarit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanovit se në pajtim me Kushtetutën ai është i detyruar që menjëherë ta jep mandatin, kurse pas asaj jam i sigurt se Qeveria e re do të formohet në afat më të shkurtër sa që e parashikon Kushtetuta dhe se shumë shpejtë do të dal me përmbajtjen e Qeverisë së re reformuese”, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në intervistë.

Ai gjithashtu shtoi se formimi i Qeverisë së re do të sjellë lehtësim te qytetarët të cilët kanë votuar në zgjedhjet e dhjetorit.

“E gjithë kjo do të sjellë lehtësim të madh për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët pas tre muajve do ta fitojnë Qeverinë e re për të cilën kanë votuar në zgjedhje”, potencoi Zaev.

Zaev në intervistë përqendrohet edhe rreth pritjeve për zgjidhjen e krizës politike në Republikën e Maqedonisë. Në pyetjen se a do ta pranojë Ivanov njoftimin e kryetarit të Kuvendit, Zaev tha se pret nga Ivanovi që “menjëherë sa ta marrë lejen që ta jep mandatin për formimin e Qeverisë së re”.

“Pres që të mbahet seanca konstituive dhe Ivanov sa ta merr lejen nga kryetari i ri i Kuvendit, të ma jep mandatin për formimin e Qeverisë së re. Nuk dua të mendoj që dikush do të guxojë të mendojë që më tej të luajë me vullnetin e rreth 700 mijë qytetarëve dhe me këtë zhytë Maqedoninë në krizë edhe më të thellë”, shtoi ai.

Zaev në intervistën për gazetën kroate shpjegoi se përkundër mundimit  të Ivanovit, i cili e shkel Kushtetutën, bëhen të gjitha përpjekjet të drejta për zgjidhjen institucionale të krizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button