Padi penale për personat që kanë hedhur koktej molotovi ndaj Muzeut të Alfabetit në Manastir

“SPB Manastir ka paraqitur padi penale kundër katër personave në moshë prej 16 deri në 17 vjet (tre nga Manastiri dhe një nga Demiri Hisari) për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

Sipas MPB-së, më 07.03.2017 rreth orës 03:00, të paraqiturit, pasi që kanë përpunuar katër “koktej molotovi” janë drejtuar në institucionin kombëtarë “Muzeu i Alfabetit Shqip”. Pasi që kanë arritur, shtojnë nga MPB, kanë ndezur një pjesë të tyre me qëllim që ta djegin objektin.

“SPB Manastir, pas masave të ndërmarra, ka siguruar disa dëshmi materiale, të cilat rgojnë se të dyshuarit kanë kryer vepër penale”, shtojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button