Ja si mund ta mbështetni nismën e Majlindës për ndihmë ndaj fëmijëve në Pediatri (VIDEO)
Ditë më parë, kampionia botërore dhe olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, vizitoi Klinikën e Pediatrisë pranë QKUK’së, shkruan Gazeta Shneta, përcjell Portalb.mk.
Ajo vizitoi fëmijët e shtrirë në repartin hemato-onkologjik për të treguar mbështetjen e saj, .
Në nismën e saj për ndihmë ndaj këtyre fëmijëve, ajo dhuroi numrin e saj olimpik të nënshkruar nga vetë ajo.
E, ky numër tani ka dalë në ankand dhe paratë që do të mblidhen nga shitja e tij do të shkojnë në ndihmë për këta fëmijë.
Për t’u bërë pjesë e ankandit dhe mbështetjes karshi Majlindës për nismën e saj humane, ju ftojmë ta ndiqni këtë link.
Postimi i plotë i Care For Kosovo Kids.