LSDM: Standard dhe Purs e vërtetoi rejtingun e zvogëluar kreditor të Maqedonisë

LSDM sot në kumtesë vlerëson se agjencia kreditore Standard dhe Purs e ka konfirmuar rejtingun e tyre kreditor të Maqedonisë me çka, siç thonë prej partisë, dëshmohet se në periudhën e kaluar janë zbatuar politika të këqija ekonomike në shtet.

“Në 10 vitet e kaluara për shkak të detyrimit të pakontrolluar të qytetarëve dhe për shkak të udhëheqjes jotransparente të financave publike kjo agjenci kreditore dy herë e zvogëloi rejtingun kreditor, herën parë në vitin 2009 në BB dhe për herë të dytë në vitin 2013 në BB-“, thotë LSDM.

Sipas partisë, thellimi i krizës politike në mënyrë të dëmshme ndikon në ekonomi dhe prandaj është e nevojshme, siç theksohet, të zhbllokohen proceset demokratike për përzgjedhjen e qeverisë së re

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button