Ndërron jetë Dereck Walcott, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi
![](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/03/20170317195835962600.jpg?fit=600%2C359&ssl=1)
Poeti dhe nobelisti Derek Walcott ka vdekur në moshën 87 vjeçare në shtëpinë e tij në ishujt e Karaibeve, pas një sëmundje të gjatë, shkruan BBC.
Ai ishte vlerësuar nga kritiket si një nga poetet më të mëdhenj të Karaibeve.
Shkrimet e poetit përfshijnë “In A Green Night: Poems” dhe puna e tij epike “Omeros” që bazohet tek “Iliada dhe Odisea” e Homerit.
Walcott kishte fituar çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1992 si dhe çmimin TC Eliot për poezi në vitin 2011.
Komiteti i çmimeve Nobel, e kishte cilësuar stilin e Walcott melankolik dhe të ndjeshëm. Përveç këtyre ai ishte nderuar edhe me shumë çmime të tjera.