Prilep, prindërit padisin drejtorin e gjimnazit që i ftonte nxënësit në protestat e VMRO-së

Babai i njërit prej nxënësve të gjimnazit të Prilepit “ Mirce Acev” dhe LSDM -ja kanë ngritur padi penale ndaj drejtorit të kësaj shkolle Kire Nikollovski, i cili në një video të publikuar ditë më parë, iu bënte thirrje nacionaliste nxënësve dhe i detyronte që të dalin në protesta kundër Platformës Shqiptare. Iniciuesit e padive thonë se askush nuk guxon t’i keqpërdor fëmijët për interesa politike, njofton Alsat M.

Nga ana tjetër Ministria e Arsimit ende nuk ka vendosur nëse do të ndërmerren masa disiplinore ndaj drejtorit të shkollës së Prilepit, por thotë se Inspektorët është në terren për ta verifikuar rastin.

Sipas Nezirit sanksionet ndër të tjera parashikojnë tërheqjen e vërejtjes, gjobë në para dhe ndërprerja e ushtrimit të detyrës së drejtorit. Një ditë më parë prindërit e nxënësve protestuan duke kërkuar që fëmijët të mos përdoren për interesa politike. Reagime të ashpra pati edhe nga sektori civil dhe Avokati I Popullit të cilët dënuan sjelljen e drejtorit dhe kërkuan që institucionet t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button