Izraeli miraton përfundimin e ndërtimit të “murit ndarës” në Ramallah

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, tha se qeveria e këtij vendi ka miratuar përfundimin e ndërtimit të “murit ndarës” në verilindje të Ramallahut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Muri i ndarjes do të kontribuojë për siguri më të mirë dhe për të parandaluar sulmet e mundshme në lagjen hebraike Beit Eyl”, tha Lieberman.

Paralelisht me këtë, Lieberman tha se Ministria izraelite e Mbrojtjes ka siguruar 1.3 milion euro për ndërtimin e murit në anën perëndimore të lagjes Beit Eyl afër kampit të refugjatëve Al Jelezon.

Autoritetet izraelite kanë filluar që nga viti 2000 me ndërtimin e murit ndarës në kufirin midis Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor, ndërsa këtë projekt e arsyetojnë me nevojën e sigurisë për të parandaluar sulmet e mundshme në vendbanimet izraelite.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button