Muzika klasike rrit nivelin e përqëndrimit tek fëmijët

Muzikat klasike të tilla si ajo e Beethoven dhe Mozart-it  rrisin përqendrimin dhe vetë-disiplinën tek fëmijët e vegjël, sipas një studimi të ri.

Gjithashtu kompozitorë si Ravel, Shostakovic dhe Mendelssohn ndihmojn në përmirësimin e të dëgjuarit , shkruan Bordo.al.

Përveç kësaj, ata kanë gjasa të vlerësojnë një gamë të gjerë të muzikës në vitet e mëparshme, sipas një studimi të Institutit të Arsimit, (IOE), në Universitetin e Londrës.

Susan Hallam, profesoreshë e “Edukimit dhe Psikologjisë së Muzikës” në IOE, paraqiti një program, ku u përfshin fëmijë të moshës shtatë deri në dhjetë vjeç .

Ky program përmirëson aftësinë dhe rritjen e niveleve të përqendrimit, aspiratave, vetë-disiplinën dhe aftësitë personale dhe shoqërore tek fëmijët.

Skema përfshiu një asamble të shkollës që u ndoq nga gjashtë mësime të niveleve të ndryshme, me fëmijë që eksperimentuan instrumente dhe koncepte të ndryshme muzikore dhe një koncert formal.

Muzikantët tregojnë se çfarë muzike duhet të dëgjojnë fëmijët .Gjatë progresit të mësimeve, detyrat e dëgjimit të këtyre fëmijëve vështirësohen.

Programi u është dorëzuar 4,500 fëmijëve në 26 shkolla fillore në lindje të Londrës, si dhe mbi 22.000 të rinjve në kuvende dhe koncerte.

26 anëtarë të stafit dhe 252 fëmijë në nëntë shkolla fillore u morën në pyetje në lidhje me programin e ri.

Sipas tyre rënia e një instrumenti i bën këta fëmij më të shkathët për të korrigjuar gabimet gjithashtu , i ndihmon në mbrojtjen kundër shqetësimeve mendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button