Koncentrimi është me rëndësi esenciale për suksesin në punë

Koncentrimi është me rëndësi të madhe për sukses në punë ose për çfarë do aktiviteti tjetër. Në jetën e përditshme, koncentrimi i mirë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e drejtë. Sot shumë njerëz pësojnë nga mungesa e koncentrimit. Ky problem paraqitet edhe tek fëmijët edhe tek të rriturit.

Nëse një fëmijë do të ketë koncentrim të mirë ose jo, varet prej asaj se sa tregon interesim për atë që e rrethon, thotë doktor Persida Malinska nga Qendra për Shëndet publik nga Shkupi.

“Që të jemi të drejtë ndaj fëmijëve, duhet t’i njohim vështirësitë e tyre, dëshirat dhe botëkuptimet e tyre. Të rriturit shumë lehtë i dënojnë të rinjtë, duke mos menduar për shkaqet për gabimet e tyre, në vend se t’ju ndihmojnë me fjalë, vepra dhe t’i aftësojnë për ta drejtuar jetën. Interesimi tek njerëzit në përgjithësi, ka ndikim të rëndësishëm ndaj perceptimit dhe njohjes së impresioneve të sapokrijuara. Nëse nxënësi si i vogël nuk ka interesim për atë që e rrethon, ai tërhiqet dhe mbyllet në vete, bëhet introvert dhe pasi që informacionet e tij janë minimale, ai nuk mund të adaptohet në situatat dhe takimet e reja me të tjerët, informacionet e së cilit janë vëllimore. Më vonë, ky nxënës më rëndë e përvetëson mësimin, ndërsa njohuritë janë sipërfaqësore dhe afatshkurtra, aftësia për koncentrim zvogëlohet, ndërsa numri i gabimeve rritet, edhe pse disa fëmijë angazhohen mjaft që të mësojnë sa më shumë”, thotë doktor Presida Malinska.

Деца 4

Ajo potencon se shkaqet për fuqinë e dobët të koncentrimit janë të shumta dhe kjo u referohet dëmtimeve të shumta trupore të natyrës shëndetësore siç janë, për shembull: truri i dëmtuar, sëmundje të ndryshme infektuese dhe joinfektuese, qendra e dëmtuar për të mbajtur në mend, tajitje të çrregulluara të hormoneve, fatkeqësitë dhe streset, ndryshimet e disponimit, pengesat gjatë tretjes së ushqimit, lodhja, shqetësimi i brendshëm, fantazia shumë e zhvilluar etj.

Mësimdhënësi duhet ta zgjojë interesimin tek nxënësit

Nëse do të jenë inicues nxënësit ose jo, varet shumë edhe prej vëllimit të përmbajtjes së procesit arsimor dhe prej mësimdhënësit, thotë doktor Malinska.

“Nëse mësimdhënësi di ta zgjojë interesimin tek nxënësit e vet, atëherë do të ketë sukses më të madh në zbatimin e mësimit dhe pasoja më të vogla disiplinore, për dallim prej atij mësimdhënësi që nuk di ta bëjë atë”.

Sipas saj, gabimi është ndoshta tek mësimdhënësi. Nëse mësimdhënësi e vëren se nxënësit nuk janë në disponim për bashkëpunim (përpunimin e ndonjërës prej lektyrave) atëherë nuk duhet ta ndërpresë orën, por duhet të fillojë ndonjë bisedë me ta, diçka që nuk është në lidhje me mësimin (film të një TV programi të natës, ndonjë anekdotë të jetës së përditshme) me dëshirë që t’u afrohet dhe ti kuptojë shkaqet për marrëdhënien e tillë, pa i frikësuar dhe dënuar shumë nxënësit.

“Me marrëdhënien toleruese të mësimdhënësit, ndërtohet besim i cili vlerësohet si një prej vetive më të mira të njeriut, pasi që me të shmangen incidentet të cilat janë mjaft të rëndësishme tek të gjithë njerëzit, qofshin të vogla ose të mëdha”, konstaton ajo.

Деца 3

Marrëdhëniet e çrregulluara ndikojnë në koncentrimin

Përveç mësimdhënësit, si arsye kryesore dhe fajtor për mungesën e interesimit tek nxënësit konsiderohet familja dhe roli i saj edukativ.

“Marrëdhëniet jo të rregullta dhe konfliktuoze në familje nuk lejojnë tek fëmijët të zhvillohet aftësia për koncentrim. Fëmijët në moshë të hershme i trashëgojnë vetitë më të rëndësishme të familjes dhe ato janë vendimtare për emocionet dhe ndjenjat e tyre të sigurisë dhe mbrojtjes. Fëmijët janë shumë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të përditshme në atmosferën familjare sesa të rriturit. Tashmë edhe fëmijët e vegjël kanë “antenë” për tonet e rritura të prindërve. Ata menjëherë ndalojnë së luajturi, qajnë dhe bëhen nervozë kur të dëgjojnë fjalë jofalënderuese”, thotë ajo.

Doktor Malinska potencoi se sot akoma më nevrikë bëhen edhe nga jokontrollimi apo të qëndruarit gjatë para televizorit ose nga përdorimi i kompjuterit.

“Lodhen, koncentrimi u zvogëlohet, ndërsa nënkuptohet edhe të mbajturit në mend, kështu edhe krijohet harresa si pasojë e lodhjes. Në fillim reagojnë emocionalisht dhe nëse u lejohet ta ndjekin programin e gjatë të natës në televizor, ose të luajnë lojëra në kompjuter, ditën e nesërme e fillojnë me simptoma për lodhje dhe interesimi është zhdukur”, thotë doktoresha.

Tek fëmijët, koncentrimi i së cilëve është i dobët, sipas saj, duhet stërvitje sukcesive me ndryshimin e marrëdhënieve në familje dhe analizimin e situatës edukative dhe krijimin e parakushteve për jetë ditore normale.

Ajo gjithashtu thekson se, tek fëmijët janë të rëndësishme lojërat shoqërore, gjëegjëzat, mësimi i vjershave apo këngëve, përshkrimi i fotografive, me çka zhvillohet interesi për njohjen e botës, socializimit, kritikës, realitetit dhe saktësisë.

Деца  2

Stërvitje fizike për koncentrim më të mirë

Sipas hulumtimeve të zbatuara në SHBA, është vërejtur se nëse nxënësit gjatë orëve ose në pushimet e vogla midis orëve kanë pauza aktive (të ideuara përmes aktiviteteve fizike), kanë koncentrim më të mirë dhe përqendrim më të madh gjatë orëve. Sipas kësaj, janë krijuar disa video – materiale me lloje të ndryshme të stërvitjeve të cilat janë quajtur “Brain Breaks” ose në përkthim “pushim i trurit”. Me fjalë të tjera, kjo paraqet një lloj të pushimit aktiv, i cili nxënësit do t’i ndihmojë të pushojë nga lodhja intelektuale prej orës. Ata të cilët i kanë bërë hulumtimet rekomandojnë nxënësve t’u lëshohen video materialeve me ndonjë lloj aktiviteti fizik i shoqëruar me muzikë, ndërsa ata t’i përsërisin ushtrimet.

Përmes realizimit të këtij lloji të trajnimit, nxënësve u mundësohet të kyçen në aktivitetin fizik dhe në këtë mënyrë të përmirësohet koncentrimi dhe përqendrimi.

Ekspertët thonë se koncentrimi mund të ushtrohet. Për koncentrim më të mirë është shumë i rëndësishëm edhe motivimi. Gjegjësisht fëmija më lehtë koncentrohet nëse është i motivuar.

Trurit i duhet pushim. Me pauza mbahet mend më lehtë, ndërsa duhet të bëhen para se të ndjehet lodhje. Nëse koncentrimi është në rënie, është mirë të bëhet pauzë çdo 20 minuta.

Për koncentrim ndihmojnë stërvitje, si për shembull, duke shikuar në një pikë prej 15 deri 20 minuta dhe vizatimi i një vizatimi me shumë detaje.

Irena Radovanoviq

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button