Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Shkupit

Pa energji elektrike nesër në periudhën prej ora 08:05 deri në 09:30 do të jenë përdoruesit e bulevardit “Aradhat partizane” numër 32, 34, 35 dhe 54 deri 60, ndërsa nga ora 10:00 deri në 15:00 përdoruesit e rrugës “Divizioni i 50-të” në komunën Qendër.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit për shkak të aktiviteteve teknike në rrjetin e energjisë elektrike nesër pa energji elektrike në periudhë prej ora 09:00 deri në 14:00 do të mbeten edhe përdoruesit e një pjese të fshatit Kondovë, ndërsa nga 09:20 deri në 13:00 përdoruesit e fshatit Rashçe në komunën e Sarajit.

Në periudhën nga ora 09:30 deri në 10:30 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e një të rrugës “Isaja Maxhovski”, nga 08:30 deri në 15:00 përdoruesit e rrugës 7, ndërsa nga ora 11:30 deri në 14:30 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Rilindja e Maqedonisë” në komunën e Gjorçe Pegrov.

Pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të jenë përdoruesit e rrugëve “Brsjaçka buna”, “Zletovska” dhe “Nov zhivot ” në komunën e Shuto Orizarë.

Nga ora 09:00 deri 13:00 pa energji elektrike nesër do të mbesin konsumatorët e rrugës “Metodija Shatorov Sharlo” numri 5a, 7, 9 dhe 11, dhe nga ora 00:20 deri në 12:00 përdoruesit e një pjesë të rrugëve “23 Tetori,” dhe “Bojmija” në komunën e Aerodromit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button