Hungaria kryeson për nga depresioni në Evropë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara, hungarezët dhe islandezët janë në mesin e njerëzve të cilët më së shumti vuajnë nga depresioni në Evropë, ndërkohë që banorët çek, janë më së paku depresivë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e Drejtorisë për Statistika të Islandës, flasin se nëntë për qind e banorëve të këtij shteti vuajnë nga depresioni.

I njëjti burim thotë se femrat e Islandës vuajnë më shumë krahasuar me burrat e këtij vendi, ndërkohë që numri më i madh i të prekurave janë të rejat.

Sipas hulumtimit më të fundit të Anketës Shëndetësore të Evropës (EHS), islandezët janë shteti i katërt në Evropë për nga shkalla e popullsisë që vuajnë nga kjoi sëmundje.

Shteti evropian me përqindjen më të lartë të popullsisë të prekur nga depresioni është Hungaria, me 10 për qind.

Në mesin e shteteve evropiane të cilat janë të prekura nga kjo sëmundje moderne janë edhe Portugalia, Suedia, Gjermania, Luksemburgu dhe Britania e Madhe.

Nga ana tjetër, shtetet të cilat më së paku vuajnë nga depresioni janë Çekia, me rreth 3 për qind, e shoqëruar nga Sllovakia, Kroacia, Lituania dhe Italia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button