Autoritet belge refuzojnë t’u japin viza imamëve turq

Autoritetet belge refuzuan t’u japin viza 12 imamëve turk, njofton TASS.

Këshilli belg për të drejtat e qytetarëve të huaj e mbështeti sot vendimin e sekretarit shtetëror belg për azil dhe emigrim, Teo Franken për ndalesën për dhënien e vizave afatgjate imamëve turq, të cilët udhëtojnë për në Belgjikë për kryerjen e aktiviteteve fetare në xhami të paligjshme.

Sipas informacioneve të gazetës “Dernier jor” nga fillimi i vitit hyrja në Belgjikë u është ndaluar 12 imamëve. Dhjetë prej tyre i janë drejtuar gjykatës me qëllim që të shfaqin protestë kundër vendimit të autoriteteve belge.

Avokatët e imamëve pohojnë se me këtë u është shkelur e drejta e lirisë së besimit. Gjykata megjithatë i hodhi poshtë ankesat e disa imamëve, deklaroi Franken.

Gazeta thekson se në Belgjikë ekzistojnë probleme, lidhur me xhami të cilat nuk janë pranuar, të cilat janë nën kontrollin e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button