Nga tunelet te helikopterët: Pesë arratisjet më të famshme nga burgu

Burgjet supozohen të jenë ndërtesat më të vështira për t’u arratisur. Por, prej kohësh, ka të burgosur që kanë arritur t’i shpëtojnë mureve të burgut, ndonjëherë me arratisje spektakolare me helikopter e ndonjëherë nëpërmjet tuneleve.

Së fundmi, lordi drogës meksikane, Joaquin “El Chapo” Guzman, u arratis nga qelia e tij nëpërmjet një tuneli. Para tij, dy vrasës të dënuar përdorën mjete rrethanore për t’u arratisur nga burgu i New Yorkut. Të burgosurit në New York hapën një mur çeliku dhe u arratisën nëpërmjet një labirinti tubash.

Por, liria e tyre nuk zgjati shumë. Të dy u qëlluan nga autoritetet. Richard Matt, vdiq, kurse David Sweat u plagos dhe u kap.

Por, nuk janë vetëm këto disa nga arratisjet tronditëse. Ja disa prej tyre:

LORDI MEKSIKAN I DROGËS

Lordi më famëkeq i drogës në Meksikë, ka bërë arratisje dramatike nga burgu, jo vetëm një herë, por dy. Në vitin 2001, Joaquin “El Chapo” Guzman u arratis nga burgu i sigurisë së lartë nëpërmjet një karroce lavanderie. Iu deshën autoriteteve 13 vjet për ta kapur, por nuk arritën ta mbajnë për shumë kohë.

Më 11 korrik 2016, Guzman, nofka e të cilit është “i shkurtri”, u largua nga dushi i burgut të një sigurie maksimale, nëpërmjet një tuneli gati një milje të gjatë të ndërtuar vetëm për të. Tuneli nëpërmjet të cilit lideri i Kartelit Sinaloa u arratis, nuk ishte vetëm një vrimë në tokë. Ajo ishte e kompletuar me drita, ventilim, madje kishte edhe një motor që përdorej për të transportuar mjetet e gërmimit, si dhe për të larguar papastërtitë.

Tuneli filloi me një hapje 50 me 50 centimetra, nga brenda dushit të qelisë së Guzmanit. Hapja ishte e lidhur me një korridor vertikal që shkonte poshtë më shumë se 10 metra. Korridori ishte i pajisur me një shkallë që të drejtonte për te tuneli që ishte 1.7 metra i lartë dhe më shumë se 70 centimetra i gjerë.

Sipas lajmeve të fundit, atë e ndihmuan edhe punëtorët e burgut. Kështu, shtatë të punësuar po mbahen në paraburgim nën dyshimin se i kanë ndihmuar atij të ikë. Gjithsej 22 të punësuar, përfshirë edhe drejtorin, kanë qenë në paraburgim nga java e kaluar kur El Capo është arratisur. Pas hetimeve, ndaj shtatë prej tyre janë ngritur aktakuzat.

ZOGJTË E DASHURUAR FRANCEZË

Nadine Vaujour ishte aq e vendosur që të nxirrte bashkëshortin nga burgu në Paris, sa që filloi leksionet e ngarjes së helikopterit – vetëm për të organizuar arratisjen.

Bashkëshorti i saj, Michel Vaujour, po vuante një dënim të gjatë për tentativë vrasjeje dhe vjedhje me armë. Në maj të vitit 1986, Michel Vanjour u ngjit në çatinë e burgut duke mbajtur në dorë nektarina që ishin të pikturuara e që ngjanin si granata.

Bashkëshortja e tij me mori me helikopter, u ulën në një fushë futbolli dhe më pas u larguan me makinë. Por, fati i tyre përfundoi shpejt: Nadine Vaunjour u zbulua dhe u arrestua në jugperëndim të Francës e Michel i mbijetoi një goditjeje me armë në kokë gjatë një grabitjeje të dështuar banke.

AVIATORI

Me sa duket, arratisjet me helikopter janë më të shpeshtat për të burgosurit francezë. Pascal Payet nuk u arratis nga qielli vetëm një herë, por e ka bërë tre herë këtë gjë. Francezi në fillim përdori një helikopter për t’u arratisur nga burgu Luynes në vitin 2001. Dy vite më vonë, teksa ishte në arrati, ai ndihmoi shokët e tij të arratiseshin nga po i njëjti burg.

Ai u kap, por më vonë u arratis për të tretën herë nga një tjetër burg në vitin 2007, duke përdorur një helikopter të rrëmbyer nga katër burra. Payet u kap më vonë në Spanjë.

ARRATISJA NGA ALKATRAZI

I gjithë qëllimi i Burgut të Alkatrazit ishte të mbajë të burgosurit më të rrezikshëm mbyllur në një ishull të rrethuar nga uji i akullt, në mënyrë që të mos arratisen. Por, disa kanë mundur. Në vitin 1962, Frank Lee Morris dhe vëllezërit John dhe Clarence Anglin bënë kokat false me flokë të vërteta njerëzish për të bërë konfuzë rojet gjatë kontrolleve të tyre rutinë. Ata përdorën mjete shtëpiake për të bëra vrima të mëdha dhe për të kaluar në mes.

Ata hipën edhe sipër një tubi kullimi, në pjesën veriore të qelive, dhe arritën të kalojnë në ujë. Përdorën xhaketa shiu që i gjetën në burg, për të notuar në ujin e ftohtë.

Edhe tani, dekada më vonë, nuk është e qartë nëse kanë dalë gjallë nga deti. Shenjat e tyre nuk janë parë më, e Morris dhe Anglins konsiderohen të zhdukur.

ARRATISJE NGA DERA E USHQIMIT

Choi Gab-bok kishte shumë kohë për të kaluar në burg pas një vrasjeje që bëri. Kështu, ai merrej me joga, një ushtrim që e ndihmoi atë të largohej nga stacioni i burgut në Daegu, në Korenë e Jugut.

Një natë, në vitin 2012, Choi priti që oficerët të flinin gjumë përpara se të dilte nga dera drejtkëndëshe e ushqimit. Choi ishte 165 centimetra i gjatë dhe kishte 50 kilogramë. Dera e ushqimit ishte 45 centimetra e gjerë dhe 15 centimetra e gjatë.

Choi e lyu veten me krem në mënyrë që të kalonte lehtësisht nga hekurat. Dhe, kështu u arratis. Por, u kap gjashtë ditë më vonë dhe u fut në një qeli me derë më të vogël ushqimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button