Donald Tusk e paralajmëron Britaninë kundër skenarit “Bregzit pa marrëveshje”

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk e paralajmëroi Britaninë e Madhe se kërcënimet për skenarin për “Bregzit pa arritje të marrëveshjes” me BE-në, nuk do ta frikësojë Unionin.

“Skenari i tillë do të ishte keq për të gjithë, por kjo para së gjithash është keq për vetë Britaninë”, deklaroi Tusk, duke sugjeruar se qëllimi është që në negociatat të zbatohet “ndarje e qetë” midis Londrës dhe Brukselit, si midis dy “miqve të mirë”.

Deklaratat e Tuks pata deputetëve të Parlamentit Evropian është reagim i intervistës së ministrit britanik të Punëve të Jashtme, Boris Xhonson për Bi-Bi-Si në të cilën tha se Britania dhe ekonomia e saj janë aq të fuqishme, saqë vendit asgjë nuk do t’i mungojë edhe nëse del nga BE-ja, pa arritur marrëveshje për Bregzitin.

Paraprakisht, me ton të ngjashëm ka folur edhe ministri për Bregzit, Dejvid Dejvis, që të dy kryesues të fushatës për braktisjen e Unionit.

Sipas Tusk, BE-ja me kujdes po përgatitet për Bregzitin, që të zbatohet në mënyrë konstruktive, por edhe paralajmëron në dëmin që mund ta bëjnë deklaratat për skenarët, sipas të cilave dalje “pa marrëveshje, është e mirë për Britaninë, ndërsa e keqe për BE-në”.

Reagimi i Tusk vjen pasi dy dhomat e Parlamentit britanik e miratuan ligjin për Bregzit, pas një debati të gjatë dhe vështrimet kontradiktore për tekst përfundimtar të ligjit.

Tani mbetet që kryeministrja Tereza Mej të vendos kur do ta ngritë nenin 50-të nga Marrëveshja e Lisbonës, për fillimin e procesit të daljes nga BE-ja.

Paraprakisht, mediat e afërta deri te fushata antievropiane dhe deri te Partia konservatore qeveritare, e lajmëruan inicimin e Bregzitit më 15 mars, por Daunin strit 10 kumtoi se, procesi do të fillojë në fund të këtij muaji, siç është lajmëruar paraprakisht.

“San”-i londinez tani pohon se procesi do të fillojë më 27 mars, dy ditë pas Samitit special të Unionit, dedikuar festimit të 60 vjetorit të krijimit të Bashkësisë ekonomike evropiane e cila është baza e BE-së e sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button