Janeva do ta dorëzojë raportin në Kuvend, deputetët do ta shqyrtojnë kur të mblidhen

“Prokuroria Speciale Publike (PSP), do të dorëzojë raportin e ri gjashtëmujor për punën e saj deri te shërbime e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq deputetët do ta shqyrtojnë kur të mblidhen dhe ta përfundojnë konstituimin e shtëpisë legjislative”, thonë nga PSP, njofton Portalb.mk.

Përveç Kuvendit, sipas ligjit, PSP raportin duhet ta dorëzojë edhe deri te Këshilli i Prokurorëve Publike.

Nga formimi i PSP-së më 15 shtator të vitit 2015, ky është raporti i tretë gjashtëmujor i prokurores speciale, Katica Janeva.

Në shtator të vitit të kaluar, gjatë prezantimit të raportit të dytë në Kuvend, Janeva ashpër u sulmua nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe për këtë, pas disa seancave, Janeva e lëshoi diskutimin në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve dhe i akuzoi deputetët e VMRO-DPMNE-së për mobing.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button