Deputetët në Britani dëshirojnë dekriminalizimin e abortit

Deputetët e Parlamentit të Britanisë kanë votuar për ligjin e ri me të cilin do të dekriminalizohej aborti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Projektligjin e ri e mbështetën 172 deputetë, ndërsa 142 kanë qenë kundër. Propozim në fjalë do të kalojë në leximin e dytë më 24 mars.

Kujtojmë se sipas ligjit ekzistues nga viti 1967, aborti në këtë vend është legal nëse e aprovojnë dy mjek dhe nëse përmbushin kritere të caktuara.

Sipas ligjit ekzistues, në këtë vend konsiderohet se gruaja ka kryer vepër penale nëse ndërprerja e shtatzënisë është kryer pas 24 javëve. Propozim ligji i ri ka të bëjë vetëm për Anglinë dhe Uellsin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button