Receta për kek me luleshtrydhe
Përbërësit:
6 lugë gjalpë
1 ½ filxhan miell
1 ½ pluhur pjekës
Kripë
1 filxhan sheqer
1 vezë
½ filxhan qumësht
Pak vanilje
Pak sheqer pluhur
Luleshtrydhe të prera në mes
Përgatitja:
Në një enë përzieni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.
Në një tjetër përzieni gjalpin, sheqerin, vezën, qumështin dhe vaniljen për disa minuta.
Shtoni gradualisht përzierjen e miellit derisa të krijohet një masë omogjene. Kur të jetë gati hidheni në formën e kekut, që më parë do e keni lyerë më pak gjalpë dhe sipër shtoni luleshtrydhet e prera.
Hidhni edhe pak sheqer pluhur dhe vendoseni në furrë.
Fillimisht piqeni për 10 minuta në 350 gradë, më pas ulni gradët në 325 dhe lereni të piqet për rreth një orë derisa të fillojë të marrë ngjyrë.