Zaev: Ivanov është destabilizuesi kryesor i Maqedonisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, flet për krizën politike në Maqedoni, “qorr sokakun” deri ku ka shkuar situata dhe zgjidhjet e mundshme për daljet nga i njëjti, njofton Portalb.mk.

Zaev edhe një herë porositi që presidenti Gjorge ivanov është destabilizuesi kryesor i vendit dhe me mosdhënien e mandatit, ai i jep hapësirë Nikolla Gruevskit që të ikë nga përgjegjësia. Megjithatë, ai thotë se edhe pse ka mundësi që pa mandatin e Ivanovit të formohet Qeveria, LSDM ende përmbahet për shkak të rrezikut nga eskalimi i protestave.

“Ivanov dhe ky pushtet në ikje që është jo-serizor i kanë shkelur të gjitha parimet e demokracisë parlamentare, e gënjejnë popullin dhe i hapin rrugë për krizë të sigurisë. Atë si politikan përgjegjës, me mbështetje që të jem kryeministër i ardhshëm, e kam për obligim që ta ndalojë. Do të vazhdojmë me hapa të mençur, nuk do t’i lejojmë skenarët që i duan për eskalim të situatës”, thotë Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button