Ligji për Bregzit i mbështetur edhe në Dhomën e Sipërme të Parlamentit britanik

Dhoma e Lordëve, e cila në Britaninë e Madhe e ka rolin e Dhomës së Sipërme në Parlament, e mbështeti mbrëmë ligjin për Bregzit, me të cilin autorizohet kryeministrja Tereza Mej ta fillojë procesin për dalje të vendit nga BE-ja.

Anëtarët e Dhomës së Sipërme me 274 vota “pro”, kundrejt 118 “kundër” votuan që të mos kërkohet sërish, mbështetja e deputetëve të ligjit qeveritar, edhe pse u hodhën poshtë dy amendamentet e ligjit të cilat i votuan lordët.

Bëhet fjalë për garancitë e qeverisë se shtetasit e BE-së të cilat janë në Britani do të mund të qëndrojnë në vend, si dhe e drejta e Parlamentit në Londër, që të kërkojë miratim formal të marrëveshjes që  do ta arrijë qeveria pas negociatave me Brukselin.

Para votimit në Dhomën e Lordëve, deputetët në Dhomën e Poshtme edhe njëherë e mbështetën ligjin, ashtu siç e propozoi qeveria.

Kryeministrja Tereza Mej, e cila më pas siguroi mbështetje për ligjin në të dy dhomat parlamentare, tani, teorikisht, do të mund që sot ta ngrejë nenin 50 nga Marrëveshja e Lisbonës.

Disa gazeta britanike këtë dje e paralajmëruan, por “Dauning strit 10” mbrëmë i hodhi poshtë paralajmërimet e tilla dhe porositi se “kjo megjithatë nuk do të ndodhë”.

Një përfaqësues anonim i kabinetit të kryeministres Mej ka thënë se ngritja e procesit për Bregzit “nuk do të ndodhë para fundit të këtij muaji”, siç kjo paraprakisht, në shumë raste është përmendur.

Tani për tani mbetet e paqartë, nëse procesi do të ngrihet, para ose pas mbajtjes së Samitit special të vendeve anëtare të BE-së më 25 mars në Romë, për nder të shënimit të 60 vjetorit të Marrëveshjes së Romës nga viti 1957 dhe nga krijimi i Bashkësisë Ekonomike Evropiane (BEE) ndaj themeleve të së cilave është formuar BE-ja e sotme.

Partia opozitare laburiste britanike shprehu keqardhje që Parlamenti nuk i ka pranuar amendamentet e lordëve.

Partia Kombëtare Skoceze (SNP) megjithatë, porositi se të gjithë shtetasit e BE-së në territorin e Skocisë do të mbrohen tërësisht pa dallim që Parlamenti britanik nuk e obligoi qeverinë e Tereza Mej t’ju japë garanci evropianëve se nuk do të kthehen në vendet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button