Takime të Sheqerinskës në Berlin

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në kuadër të vizitës dyditëshe në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, sot realizoi takime me kryetarin e SPD-së dhe kandidat për kancelar të Gjermanisë, Martin Shulc dhe me kryeministrin e Suedisë, Stefan Lofven.

Siç kumtoi LSDM, Sheqerinska dje është takuar edhe me Knut Flekenshtajn, eurodeputet dhe zëvendëskryesues i grupit të deputetëve të socialistëve dhe demokratëve në PE.

“Në takime, zëvendëskryetarja Sheqerinska edhe njëherë mori mbështetje të parezervë dhe inkurajim për përpjekjet e LSDM-së për demokratizim të Maqedonisë dhe zbatim të reformave për realizimin e aspiratave euroatlantike”, qëndron në kumtesë.

Sheqerinska sot merr pjesë në takimin e presidiumit të Partisë së socialistëve evropianë (PES), ku, siç ceket, i ka informuar përfaqësuesit e të gjitha partive simotra nga Evropa për ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë dhe hapat e LSDM-së në drejtim të tejkalimit të krizës politike përmes mjeteve demorkatike. a

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button