Tahiri përshëndetet me kolegët e Policisë së Tiranës, “Shqiponjat” e presin me sirena ndezur (VIDEO)

Pas zyrtarizmit të largimit nga posti i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë sot në ambientet e Policisë së Tiranës për t’u përshëndetur me stafin me të cilin ka punuar për 4 vite, shkruan Gazeta Express, transmeton Portalb.mk.

Ka qenë një moment prekës, ku Forcat e Policisë ‘Shqiponja’ në çastin kur ka mbërritur Tahiri kanë ndezur sirenat në shenjë respekti dhe konsiderate ndaj tij.

Në videot e publikuara nga ‘Gazeta Express’, duket se të gjithë punonjësit e Policisë së Tiranës, kanë dalë në oborrin jashtë për të pritur atë, në takimin e fundit si Ministër i Brendshëm, ku nuk kanë munguar edhe lotët.

Po ashtu, disa prej punonjësve të policisë kanë pasur një pankartë të madhe në duar, ku shkruante : Faleminderit Saimir Tahiri.

17273237-10211408451542522-571569726-o_1489401766-9406461

 

Tahiri është ndjerë shumë i emocionuar nga pritja që i është bërë, kur për herë të parë, edhe pse njihet si orator shumë i zoti, mezi ka gjetur fjalët për të përshëndetur vartësit e tij.

‘Më të fortë do bëheni’ kanë qenë këto fjalët e Tahirit për punonjësit e policisë.


Ministri i Brendshëm shoqërohej në këtë vizitë  nga drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako dhe dy zv/ministrat Elona Gjebrea dhe Stefan Çipa.

Tahiri ka vendosur që ditën e sotme të shkojë në të gjithë komisariatet e policisë së Tiranës, për t’u përshëndetur për herë të fundit si ministër i Brendshëm me punonjësit që për katër vjet i ka pasur nën varësi.

screenshot-5_1489404507-4017764

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button