“Transmet” vonon me riparimin e qarkores së Shkupit, vozitja edhe më e rrezikshme!

Afati për riparimin urgjent të qarkores së Shkupit skadoi ndërsa punimet ndërtuese që i kryen firma “Transmet” e të kërkuarit për korrupsion në lëndën “Trust” e Sead Koçanit nuk kanë mbaruar. Në pjesën e autostradës mes Haraçinës dhe Smillkovcës, që ka qenë më e dëmtuar nga përmbytjet e 6 gushtit të vitin e kaluar, akoma vozitet me kujdes në dy drejtime në një trasë. Është vendosur një shtresë e asfaltit, ka bankinë të re në mes dy drejtimeve, por akoma ka mjete ndërtuese dhe punohet, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Riparimi i Qarkores së Shkupit, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara, deri tani duhej të ishte përfunduar. Punët e ndërtimit kanë filluar në mes të tetorit dhe duhej të mbaronin për katër muaj. Afati skadoi muajin e kaluar, por nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk ka shpjegim pse akoma po punohet dhe se firma a do të paguajë gjobë për vonesë.

Punët e ndërtimtarisë për riparimin e qarkores i kryen Kompania për ndërtimtari, transport dhe tregti “Transmet, Shkup” për 3.6 milion euro, sipas marrëveshjes kryesore të 3 tetorit 2016-të. Firma nuk u zgjodh me tender por për shkak urgjencës, ndërmarrja e nënshkroi marrëveshjen pa shpallje paraprake.

Asnjë gjurmë nga i arratisuri Sead Koçan

Ndryshe, Tre ditët pas lëshimit të urdhrit për arrestim të të dyshuarit të parë, Sead Koçan, në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Trust”, biznesmeni ende është në arrati, njofton Portalb.mk.

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve dhe ka dhënë urdhër-arrest, gjegjësisht urdhër për arrestim të menjëhershëm të Koçanit, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë. Paraburgimi është shqiptuar pasi që Këshilli Penal e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, të cilën e ka dorëzuar ndaj vendimit të gjykatëses së procedurës paraprake, e cila fillimisht e ka refuzuar kërkesën për paraburgim.

Këshilli vendosi se të gjitha bazat për paraburgim janë të plotësuar, gjegjësisht e ka pranuar arsyetimin e PSP-së se Sead Koçan, nëse ngelet në liri mund të ikë, të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose të shkatërrojë dëshmi në rastin “Trust”.

Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button