Turqia ka dëbuar ambasadorin holandez

Ministria e Jashtme e Turqisë duke reaguar për pengimin e ministrave turq nga Holanda, ka deklaruar se “Njoftojmë se nuk dëshirojmë që të kthehet për një periudhë në detyrën e tij ambasadori i Holandës i cili ende ndodhet me leje jashtë Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë rikujtohet se Qeveria e Holandës me pengesa të ndryshme ka anuluar në momentin e fundit vizitën që ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, do të kryente ditën e sotme në Holandë për tu takuar me komunitetin turk dhe përfaqësuesit diplomatikë.

“Qeveria e Holandës që në fillim të këtij procesi ka ndjekur një qëndrim të pahijshëm diplomatik, duke bërë çdo përpjekje për të penguar vizitën. Pavarësisht se nga anë jonë ishte pranuar që takimi në vend të Roterdamit të mbahej në ndërtesën e ambasadës tonë në Hagë në përputhje me kërkesën e autoriteteve holandeze, të cilët këtë herë pas mospërmbushjes së një kërkese të papranueshme për listën e pjesëmarrësve në takim të misionit diplomatik, anuluan lejen e fluturimit të dhënë në orët e drekës për ministrin tonë të jashtëm”, thuhet në deklaratën e MPJ së Turqisë.

Ndër të tjera duke u theksuar se Turqia dhe Holanda janë dy vende mike dhe aleate të cilat vazhdojnë marrëdhëniet diplomatike pa ndërprerë që prej 405 vitesh thuhet se “Në këtë periudhë që tejkalon 4 shekuj dy vendet në asnjë periudhë nuk ka treguar qëndrim armiqësor. Përgjegjësia dhe turpi i këtij zbatimi të papranueshëm dhe të rrezikshëm që jemi përballuar në këtë marrëdhënie diplomatike i përket plotësisht Qeverisë së Holandës. E dënojmë këtë qëndrim armiqësor dhe mentalitet paragjykues.”

Në deklaratën ku theksohet se në shenjë proteste ndaj këtij vendimi të Qeverisë së Holandës ditën e sotme në Ministrinë e Jashtme të Turqisë është thërritur i ngarkuari me punë i ambasadës së Holandës në Ankara thuhet: “Njoftojmë se nuk dëshirojmë që të kthehet për një periudhë në detyrën e tij ambasadori i Holandës i cili ende ndodhet me leje jashtë Turqisë. Iu drejtohemi bashkëbiseduesve tanë holandezë se ky vendim i rëndë i marrë kundër Turqisë dhe komunitetit turk në Holandë do të shkaktojë pasoja serioze nga pikëpamja e marrëdhënieve diplomatike, politike, ekonomike dhe në fushat e tjera me Holandën. Njoftojmë se do të japim kundërpërgjigjet që do ti konsiderojmë të arsyeshme, duke mos dëmtuar miqësinë tonë të hershme me popullin e Holandës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button