Zbutja e avokados, ja si piqet shpejt në shtëpi, pasi e ke blerë

Avokado është një frut që vjen nga larg dhe kështu që kushton pak më shumë sesa ato që rriten në Shqipëri e rajon. Për shkak të vlerave, ka nisur të përdoret edhe në Shqipëri, megjithatë nëse ti ble gjithë qejf një avokado dhe do të përgatisësh një nga ato recetat që lexon në internet, apo do të vendosësh një fetë në sanduiç dhe fruti është i fortë gur, sigurisht që nuk të vjen mirë, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Mos u mërzit! Paratë e shpenzuara nuk kanë ikur kot. Ka disa mënyra për ta përshpejtuar pjekien e tij.

Vendosi avokadot në një ambalazh letre ngjyrë kafe, si ato të bukës, bashkë me një banana dhe lëre çantën e letrës në një parvaz dritareje ku bie dielli, 18 deri 24 orë, thotë Joe Quintana, një chef kuzhine i restoranteve meksikanë Rosa Mexicano në New York City.

Bashkë, banania dhe avokadot çlirojnë një sasi të madhe etileni, një gaz që mund të përshpejtojë pjekien. Edhe nxehtësia mund të ndihmojë në përshpejtimin e procesit. Nëse nuk mund të presësh një ditë provo një truk nga rritësi kalifornian i avokados, Carol Steed. Vendos dy avokado të qëruar pa bërthamë në një përzierës elektrik me një filxhan bizele, të freskëta ose nga ato të ngrirat, pasi të kenë shkrirë dhe përzieji deri sa të bëhen një masë. Bizelet ndihmojnë për të zbutur përbërjen e avokados së papjekur, por nuk do e ndikojnë shijen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button