Një filxhan me vezë të rrahura…bëni diçka ndryshe (VIDEO)

Kjo recetë përgatitet për 3 minuta, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Përbërësit

2 VEZË

2 lugë gjelle qumësht

2 lugë gjelle djathë të grirë që shkrin

Kripë dhe piper, sa të dëshironi

Për 1 person… po nuk mund të hanë dy veta në një filxhan!

Përgatitja

Spruco një filxhan që i reziston mikrovalës me vaj. Shto vezët dhe qumështin, rrihi sa të përzihen.

Futi në mikrovalë në gradimin e temperaturës së lartë “HIGH” 45 sek, përzieji. Vendosi sërish në mikrovalë sa vezët të mpiksen, 30 deri në 45 sekonda më shumë.

Mbulo me djath, shto kripë dhe piper.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button