MPJ e Turqisë thërret të ngarkuarin me punë të Holandës

Pas anulimit të lejes nga Qeveria e Holandës për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, Ministria e Jashtme e Turqisë thërret në ministri të ngarkuarin me punë në ambasadën holandeze në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se i ngarkuari me punë në ambasadën holandeze në Ankara është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë.

Ministri Çavuşoğlu, ditën e sotme do të kryente takime në qytetin Rotterdam të Holandës, por qeveria holandeze anuloi dhënien e lejes për uljen e avionit të ministrit Çavuşoğlu, duke pretenduar se këtë vendim e ka marrë për shkak të kërcënimit për sanksione.

“Nëse Holanda anulon lejen time të fluturimit, nëse kryen një gjë të tillë, sanksionet ekonomike dhe politike që do të vendosim ne kundër Holandës do të jenë shumë të rënda”, ishte shprehur ministri Mevlüt Çavuşoğlu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button