Aksident në Greqi, humbin jetën babë e bijë shqiptarë

Babë e bijë, emigrantë shqiptare, janë viktimat e një aksidenti të ndodhur në ishullin e Rodosit në Greqi.

Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes në zonën e Lindos në juglindje të ishullit turistik, njofton Top Channel.

Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura dhe është përplasur në një pemë.

Si rezultat i kësaj përplasje të fuqishme kanë humbur jetën të dy pasagjerët shqiptarë, njëri i moshës 60 vjeç dhe vajza e tij 31 vjeçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button