Thaçi do pajtim, Serbia akuzon shqiptarët për gjenocid gjatë Luftës së Dytë Botërore (DOKUMENT)

Në kohën kur Presidenti Hashim Thaçi në Prishtinë po provon të gjejë paqe me serbët, në Beograd po planifikojnë të ndërtojnë përmendore që dënojnë shqiptarët për gjenocid.

Këtë në Serbi po planifikojnë ta bëjnë me një projektligj, një kopje të të cilit e ka KTV-ja.

Sipas tij, kjo do të jetë një lloj qendre përkujtimi për hebrenjtë, romët dhe serbët e vrarë gjatë Luftës së dytë botërore.

“Gjenocidin ndaj popullit serbë, e kanë kryer shteti i pavarur kroat, gjerman si dhe aleatët e tyre, sidomos bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë në Kosovë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore në hapësirën e mbretërisë së okupuar Jugosllave”, thuhet në projektligj.

Qendra përkujtuese do të jetë e ndërtuar në një pjesë të Beogradit dhe do të ketë mbi 16 hektarë tokë.

Sipas projektligjit të Qeverisë së Serbisë, ajo do të shërbejë edhe si qendër hulumtimi dhe do të ketë staf si drejtor e bord drejtues.

“Qendra pastaj do të bëjë përpjekje që të anëtarësohet në sa më shumë qendra të tjera përkujtuese në botë dhe t’ua ofrojë atyre hulumtimet e tyre të kryera për gjenocidin”, thotë projektligji.

Qendra do të financohet nga buxheti i Serbisë dhe pritet së shpejti të miratohet nga Kuvendi.

Partia e vetme që e kundërshton është Partia Liberal Demokrate e Cedomir Jovanovic, i cili tashmë e pranon edhe pavarësinë e Kosovës.

Kjo parti ka kërkuar që projektligji të tërhiqet nga Parlamenti dhe të sillet një ligj që është rezultat i fakteve historike.

Në Kosovë vetëm gjatë luftës së fundit, nga forcat serbe janë vrarë rreth 13 mijë njerëz dhe ende janë të zhdukur mbi 1 mijë e 600.

Thaçi do pajtim, Serbia akuzon shqiptarët për gjenocid gjatë Luftës së Dytë Botërore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button