Barcelona-PSG, lajm tronditës për gjyqtarin Ayetkin

Deniz Ayetkin do të dënohet nga shumë shpejtë nga UEFA, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.

Gjyqtari i ndeshjes Barcelona-Paris Saint Germain, Deniz Ayetkin, akuzohet për gjykim të dobët të sfidës në “Camp Nou”.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Ayetkin do të dënohet me disa ndeshje mos-referim nga UEFA, përcjellë “lajmi.net”.

Ai është akuzuar shumë pas ndeshjes për dy penallti të falura të Barcelonës dhe në anën tjetër, dy penallti të mos-dhëna për PSG-në.

Barcelona fitoi 6:1, për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button