Zoran Zaev flet për hapat e mëtutjeshme për formim të Qeverisë

“Javën e ardhshme pres që të tentojmë që bashkë me partitë që na dhanë mbështetje të bisedojmë dhe ta zgjidhim këtë çështje”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, në lidhje me hapat e mëtutjeshme për formimin e Qeverisë së re, duke shtuar se “nuk do të sjellë praktika të reja në Maqedoni”, njofton Portalb.mk.

“Nuk duam të sjellim praktika të reja në Maqedoni, nuk na duhen. Sot duke e prezantuar programin këtu, në vend të Kuvendit, dua që ta bind presidentin Ivanov që më nuk ka platforma, plane dhe programe partiake ose ngjashëm, ka një program të vetëm të Qeverisë së ardhshme, ai ishte madje edhe një nga rezervat që i kishte Ivanovi, gjatë fjalimit të tij përpara qytetarëve si një ndër arsyet se pse nuk e ka dhënë mandatin. Arsyeja e dytë, ishte zgjedhje të kryetarit të Kuvendit i cili do ta njoftonte që të mundet të mbulohen 10 ditët në mënyrë kushtetuese, pavarësisht se sa a pajtohemi ne apo jo. Të dy arsyet do të mundohemi që t’i mënjanojmë që të mundemi që të presim Ivanov ta japë mandatin, që kryetari i Kuvendit nëpërmjet dokumenteve do t’ia deklarojë që të mundet ai ta plotësojë atë pritje, sipas tij dhe disa ekspertëve ashtu e kanë interpretuar”, tha sot Zaev.

Zaev sot e prezantoi programin e ri Qeveritar përpara popullatës, të cilin mund ta shihni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button