DAP paralajmëron – ju kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë
Qytetarët të cilët gjatë vitit të kaluar kanë realizuar të ardhura shtesë më së voni deri më 15 mars e kanë për obligim të bëjnë paraqitjen e tatimit vjetor, të dorëzojnë Formularin për të Ardhurat Personale (TAP) dhe Paraqitjen e Tatimit Vjetor (PTV), informoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), njofton Portalb.mk.
Paraqitja vjetore e tatimeve bëhet nëse gjatë vitit 2016-të qytetarët kanë realizuar të ardhura shtesë prej: qirave( dhënien e pronës me qira), prej të drejtave autoriale, dividendit të paguar, fitimit kapital nga shitja e pjesëmarrjes në kapital dhe pronës së patundshme, fitimit individual prej lojërave të përgjithshme të fatit (lojërave të fatit në lojtari, lojërave elektronike të fatit, lojërave shpërblyese dhe lojërave interaktive të fatit), në shumë më të madhe se 5.000 denarë nga shitja e mbeturinave të ngurta, të ardhurat personale nga jashtë që lidhen me punën në Republikën e Maqedonisë, si dhe nëse personi është i angazhuar në ambasadë si punëtorë, si misioni i ndonjë organizate ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë, oset ka të ardhura personale diplomatike, nga zyrat konsullore nga shtetet e huaja në Republikën e Maqedonisë ose realizon të ardhura personale e përfaqësuesit ose zyrtarit të agjencive që gëzojnë imunitet diplomatik.
Përfitimet nga lojërat e fatit si kazino, klub automat ose basteve të realizuara gjatë vitit 2016-të, nuk duhet të paraqiten në paraqitjen vjetore të tatimeve.
Shpejtoni dhe paraqituni që të mos paguani dënime.
A mund te me sqaroj dikush a hyn ketu edhe marrje e kredive te vogla Ose Jo.?