Bojko Noev: Maqedonia urgjentisht të kërkojë mision preventiv dhe stabilizues të BE-së

“Maqedonia urgjentisht të kërkojë mision preventiv dhe stabilizues të Bashkimit Evropian në vend”, thotë ish ministri i Mbrojtjes dhe ambasadori i Bullgarisë në NATO, Belgjikë dhe Luksemburg, Bojko Noev, në një intervistë për agjencinë bullgare “Fokus”, njofton Portalb.mk.

Letrën e presidentit Ivanov deri te SHBA, BE, NATO dhe Turqia, Noev e vlerëson si “njëfarë lloj SOS – sinjal dërguar deri te bashkësia ndërkombëtare se anija në Shkup po fundoset”.

“Ajo është pranim dramatik se vendi është në buzë të anarkisë. Kriza politike, të cilën e mbikëqyrim tanimë një kohë të gjatë, eskalon deri në gjendje ku Republika e Maqedonisë praktikisht e ka humbur sovranitetin e saj”, thotë Noevl.

Në pyetjen se për këtë situatë a janë fajtorë faktorët e jashtëm, ashtu siç thotë Ivanov në letër, Noev thotë se arsyet më të mëdha për këtë situatë janë faktorët e brendshëm.

“Thënë me dy fjalë, elita e deritanishme pushtetare e shfrytëzoi tërë energjinë e shtetit dhe shoqërisë në ndërtimin e një të kaluare të shpikur të rrejshme, në vend të ndërtimit të ardhmërisë dhe qytetarëve. Elita pushtetare la që gjithçka që të fundoset për shkak të kompleksit të inferioritetit, shkurtpamësisë gjeopolitike, provincializmit dhe pangopësisë personale. Ajo e dobësoi dhe plotësisht e ndau, ndërkaq sot i shohim rezultatet. Kuptohet, ka arsye të jashtme, të cilat megjithatë janë të shkallës së dytë. Nëse je i fuqishëm brenda, nga jashtë nuk mund që të të frikësojnë”, thotë Noev, i cili ishte ministër i Mbrojtjes së Bullgarisë gjatë kohës së konfliktit në Maqedoni, në vitin 2001, transmeton Portalb.

Ai përfundon se Maqedonia më nuk ka ardhmëri të shtetit unitar, duke shtuar se kantonizimi vetëm se ka filluar praktikisht të zbatohet dhe çështja është se ndarja përfundimtare a do të bëhet në mënyrë paqësore apo nëpërmjet dhunës.

Sipas tij, interesi i Bullgarisë është që Maqedonia të mos ketë mangësi të shtetësisë, të mos ketë luftëra dhe dhunë, të cilat do të reflektojnë edhe në shtetin e tij, fizikisht dhe emocionalisht.

Në ndërkohë, ish shefi i diplomacisë suedeze, Carl Bildt, e ka shpërndarë në rrjetin social “Twiter” postimin e Noevit duke shtuar se “Vendosja e misionit paqësor të Bashkimit Evropian në Maqedoni është një hap radikal – por nëse gjendja përkeqësohet, duhet të kihet parasysh edhe mundësia e tillë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button