Gruevski dhe Sheqerinska do të përballen në duelin e tretë zgjedhor

Nikolla Gruevski kundër Radmila Shekerinskës, ka të ngjarë të jetë beteja më interesante në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që tradicionalisht do të bëhet në Shkup , pra në njësinë zgjedhore 1, transmeton Utrinski Vesnik. 

Edhe pse deri tani rezultati me këtë radhitje të forcave është 2:0 në favor të Gruevskit, shansat janë të mëdha që liderit të VMRO-DPMNE-së përsëri t’i kundërvihet zëvendëskryetarja e LSDM-së, sepse është e qartë se socialdemokrati i parë Zoran Zaev ose do të udhëheq Listën zgjedhore në njësinë e katërt zgjedhore, ose aspak nuk do të kandidohet, me arsyetim se lufton për funksionin e kryeministrit. Në dy taborët ende po fshehin favoritët për deputetë, ndërsa të gjithë informacionet janë në nivel të spekulimeve. 

LSDM u drejtua hapur për vetkandidim të kandidatëve për deputet në Parlament që do të zgjat deri të premten, në bazë të kritereve të definuara nga Këshilli qendror. Përveç vetkandidimit, të drejt propozimi deri më 16 mars kanë edhe organet partiake. 

Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2011 kur në listë në LSDM dominoni njerëz të afërt me ish kryetarin Branko Crvenkovski – si Gordan Georgiev, Tanja Tomiq, Natasha Savova dhe koordinatori i grupit të deputetëve Igor Ivanovski, tani pritet që të freskohet me ftyra të devotshme të dyshes Zaev-Shekerinska. 

Nga lista e LSDM-së në Shkup në Parlament hynë edhe presidenti i PRSD-së, Tito Petkovski, i cili ishte i dyti menjëherë pas bartëses Shekerinska, liderit të PL, Ivon Veliçkovski, i cili vendosi që të merr pjesë vet në zgjedhjet e kaluara lokale, si dhe Safet Bishevac. Para pak kohësh dora e djathtë e Cërvenkovskit, Savova vet tha se nuk do të jetë në listën e krijuar nga udhëheqësia e re e LSDM-së. 

Në deklaratën për “Utrinski”, Petkovski tha se është ende herët që të flitet për mandat të ri të deputetit. Por, në qarqet e socialdemokratëve spekulohet se shanse më të mëdha për vazhdim të stazhit parlamentar nga “dega e Brankos” ka koordinatori i grupit të deputetëve Ivanovski. 

Sipas informacioneve, pretendent që të jetë në listë është edhe nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski, por edhe kryetarja e Organizatës qytetare Sofija Kunovska. Jozyrtarisht nuk është përjashtuar mundësia listën të forcojë edhe kryetari i komunës Qendër, lideri i partnerit të koalicionit PLD, Andrej Zhernovski. 

Në VMRO-DPMNE qëndron kësisoj: favoritët për deputetë, komentojnë në parti, ndoshta tani i di vetëm Gruevski, duke përkujtuar situatën e vitit 2011, kur deri në moment të fundit një numër i madh i funksionarëve partiak nuk dinin nëse janë në listë dhe në cilën pozitë janë. Madje, gjatë përpilimit të listës Gruevski për vende fituese do të konsiderojë 10 nga 20 vende të kandidatëve në listë, duke pasur parasysh atë që në zgjedhjet parlamentare në vitin 2011 partia e tij vetëm nga njësia e parë zgjedhore ka marrë nëntë deputetë. 

Në zgjedhjet e 2011-s në rajonin e Shkupit përkrah Gruevskit, pesë vendet e para kanë qenë të regjistruara për Liljana Popovskën, Ivica Konevski, Boris Stojmenov dhe Svetlana Jakimovska. Por në këto zgjedhje radhitja e “ndjekësve” të Gruevskit pritet të jetë e ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button